Nga një praktikë familjare, në model të organizuar
Drilon Bio Humus po konkurron si startup me një model qarkullues për mbetjet organike të zonës turistike të Drilonit.
Në vitin 2026, Drilon Bio Humus u përzgjodh si një nga startup-et fituese të skemës Grant 2026, duke na dhënë mundësinë që përvojën e nisur në shkallë të vogël në Vila ART ta zhvillojmë në një model të organizuar, të testueshëm dhe të qëndrueshëm biznesi.
Një fazë e re
Mbështetja e përfituar na mundëson të kalojmë në një fazë të re.
Njësia pilot
Ngritja dhe funksionimi i njësisë pilot për përpunimin e mbetjeve organike.
Produktet
Zhvillimi dhe testimi i produkteve "Drilon Bio Humus".
Rrjeti i restoranteve
Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi me restorantet e zonës për ndarjen dhe grumbullimin e mbetjeve organike.
Për ne, Grant 2026 nuk është thjesht financimi i një projekti, por mundësia për të provuar në praktikë se një problem lokal mund të kthehet në një zgjidhje mjedisore dhe, njëkohësisht, në një aktivitet ekonomik të qëndrueshëm.
Mbështetje institucionale
Programi "Drilon Bio Humus" realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të skemës Grant 2026, dhe zbatohet nga Agjencia Innovation4Albania.